Edhe një kompani tjetër fiton statusin e Investitorit Strategjik në Kosovë

Edhe një kompani tjetër vendore ka fituar statusin e Investitorit Strategjik, ka bërë të ditur sot Qeveria e Kosovës.

Kompania më e re me këtë status është “Kosmonte Foods”, dhe vlera e investimit të saj në Kosovë do të arrijë deri në 11 milionë euro..

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë tha se investimet kapin vlerën prej 11 milionë euro dhe do të kontribuohen direkt në rritjen ekonomike të vendit.

Reklama e sponzorizuar

“Pas një analize rishqyrtimi, do të implimentojë përpunimin e pemëve, në fund të vitit 2025 sipas planit pritet të jenë 38 mijë metra katrorë që investimet e tejkalojnë buxhetin prej 11 milionë euro”, u shpreh ministrja Hajdari. /Buletini Ekonomik/