Çmimet e automobilëve të përdorur në Gjermani po thyejnë rekorde, kurrë nuk kanë qenë më të larta

Vetëm gjatë vitit të kaluar, çmimi mesatar i automobilit të përdorur në Gjermani është rritur për afërsisht 3 mijë euro.

Çmimi mesatar i automonilëve në Gjermani në shtator të këtij viti ka arritur shifrën astronomike prej 23.196 euro.

Vitin e kaluar janë shënuar lëkundje të vazhdueshme në tregjet botërore të automjetëve.

Reklama e sponzorizuar

Nuk është kursyer as tregu më i rendësishëm në Evropë, Gjermania. Së pari me pandeminë dhe bllokadat e ndërlidhura nga ajo, ngjante se industria e automjetëve do të shkatërrohet për shkak të mungesës së blerësve edhe të automobilëve të ri dhe atyre të përdorur.

Sallonet lokale të automoibilëve në Gjermani kanë qenë praktikisht të mbyllur për shumë muaj.

Në ndërkohë u deshmua se blerja e automobilëve të ri nuk është aq e thjeshtë, për shkak të pandemisë shumë prodhues patën vonesa të mëdha në procesin e prodhimit, dhe pos kësaj, çmimet u ngritën vrullshëm edhe për shkakun e përkufizimeve në emetimin e gazrave.

Meqenëse blerësit nuk mund të vinin lehtësisht deri tek automobilët e ri, veshtirë hoqën dorë nga automjetet vetjake, që për pasojë pati qindra, mijëra automobila të përdorur më pak në ofertë krahasim me vitet paraprake dhe me shumë kërkesa më të medha nga ato të rendomtat dhe, pasojat është lehtë të shihën.

Në Gjermani çmimi i automobilëve të përdorur është relativisht i lartë.

Derisa në vitet e mëparshme, së paku gjatë muajve të verës, çmimet rendom janë ulur, sepse blerësit potencial i kanë harxhuar paratë e tyre në udhëtimet turistike, këtë vit madje edhe korriku dhge gushti kanë shënuar çmime rekorde të automjetëve të përdorura.

Sipas të dhënave të mbledhura nga AutoSkout24, njfoftuesit më të madh gjerman të automjetëve të përdorura, çmimi mesatar i një automobili të përdorur në gusht ka qenë 23.196 euro që është një rritje prej 250 eurove në krahasim me çmimin e korrikut dhe një rritje enorme prej 3 mijë eurosh në krahasim me gushtin e vitit 2020.

Duhet theksuar se muajt e fundit më së shumti janë shtrenjetuar automobilet e përdorur elektrik, çmimi mesatar i një automobili të përdorur elektrik në gusht ka arritur në 35.573 euro që është nëj rritje prej 14.6 për qind që nga fillimi i 2021-tës.

Nga fillimi i vitit çmimet e automobilëve hibrid janë shtuar mesatarisht 8.5 për qind të atyre me benzinë 7.6 për qind dhe të atyre me naftë më pak se 6 për qind./Buletini Ekonomik/