Shënohet rritje prej 36.57 përqind në sektorin e industrisë përpunuese

0
24

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM2 2021 (2017=100).

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2021, ka rritje në: sektorin e industrisë përpunuese (C) me 36.57 për qind; sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 33.61 për qind; dhe sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 26.10 për qind”, ka njoftuar ASK-ja.

Reklama e sponzorizuar

Ulje kishte në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-13.72 për qind).

Ndërkaq, krahasuar me TM2 2021 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2020), ka rritje në sektorin e furnizimit me ujë dhe veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 75.20 për qind; sektorin e industrisë përpunuese (C) për 43.56 për qind; sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 12.69 për qind; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 9.56 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here