Lojërat e fatit në Kosovë të ndaluara me ligj, por funksionojnë

Lojërat e fatit, megjithëse të ndaluara me ligj në vendin tonë, janë duke e vazhduar veprimtarinë e tyre në platforma online.

Duke funksionuar në formën online, këto biznese janë bërë të paprekshme nga institucionet tatim mbledhëse.

Prapa kamerave, persona që janë të lidhura me këto biznese thonë se bastoret zhvillohen kryesisht në disa lokale të gastronomisë që transmetojnë edhe ngjarje sportive.

Reklama e sponzorizuar

Aty qytetarët shkojnë dhe hapin llogaritë e tyre në platforma të bastvënës.

Në bazë të dhënave zyrtare ky lloj biznesi në shtetin e Kosovës kishte sjellë miliona të hyra.

“Sipas të dhënave që kemi, në vitin 2018 të ardhurat nga tatimet e lojërave të fatit shin 710 mijë euro, derisa në vitin 2018 këto të hyra kishin shkuar në 960 mijë euro. Pra këto janë të hyra që bizneset kanë paguar për tatimet në atë kohë”, deklaroi Ilir Murtezaj nga ATK.

Nga ODA e Afarizmit të Kosovës thonë se vendimi i Qeverisë Hardinaj në atë ishte i ngutshëm dhe për pasojë ka sjellë humbje të vendeve të punës.

“Mbyllja e lojërave të fatit i ka shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të shtetit dhe njëkohësisht ka rritur edhe pasigurinë e bizneseve që kanë dashur të investojnë në Kosovë”, deklaroi Fjolla Smajli nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Vendimit për mbyllje të lojërave të fatit i kishin paraprirë disa vrasje që kishin ndodhur në kazino.