Murati: Për fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021, mund të filloj aplikimi për shtesa në E-Kosova

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Ai ka bërë të ditur se shtesat e fëmijëve do të nisin qysh tani.

Sipas tij, aplikimi mund të bëhet gjatë këtij muaji, në E-Kosova.

Reklama e sponzorizuar

“Shtesat për fëmijë do të fillojnë të ndahen qysh tani, siç e dini 0 deri në 24 muaj, do të jenë me vlerë 20 euro. Për mbi 24 muaj deri në 16 vjeç mbi 24 muaj deri në 16 vjeç janë 10 euro”, tha Murati.

“Nga data 1 shtator hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve që kanë lindur nga 1 janari 2020 e tutje. Pra të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 dhe 2021”, tha Murati.

Ai tutje theksoi se, “Kurse nga 1 janari i vitit të ardhëm, do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, e kështu me radhë deri në korrik i vitit 2023, deri në moshën 16 vjeçare”.

Përfitues i shtesave në këtë rast është nëna”, tha Murati.

Numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve.