Plot 1959 ditë pune u deshën që të ndërtohej një rrugë me gjatësi 3.6 km

0
43

Me kontratë rruga Vojnik-Osojan parashihej se do të kryhej për 155 ditë pune. Mirëpo Ministrisë së Infrastrukturës iu deshën plot 1959 ditë pune që ta ndërtonte këtë rrugë që ka gjatësi vetëm 3.6 kilometra.

Kjo është njëra nga gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm për Ministrinë e Infrastrukturës për vitin 2020.

“Për ndërtimin e rrugës Vojnik -Osojan, Llot 1, me gjatësi 3.6km me gjerësi 6m, që ishte paraparëtë lidh fshatrat e komunës së Skenderajt me ato të komunës së Istogut, punimet kishin filluar në fund të janarit të vitit 2016 por nuk kanë përfunduar ende, edhe pse me planin dinamik ndërtimi i saj ishte paraparë të kryhet për 155 ditë. Në këtë segment të rrugës punimet kishin vazhduar deri në qershor të vitit 2017 kur edhe ishin ndërprerë pa afat”, thuhet në raportin e Auditorit.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë inspektimit fizik të rrugës, Auditori thotë se kanë konstatuar se punimet ishin zhvilluar vetëm përgjatë 2.4km të rrugës, (ishin kryer gërmimet e dheut dhe shtruar baza e rrugës me zhavorr), një pjesë e së cilës ishte mbuluar nga shembja e dheut nga skarpatet. Në pjesën e mbetur të rrugës prej 1.2 km, MI-ja kishte kryer vetëm gërmimin e dheut.

Shkak që kjo rrugë të realizohet vetëm pjesërisht ishin problemet pronësore meqë kjo rrugë ishte rrugë tërësisht e re dhe ishte paraparë që e gjithë traseja të kalonte nëpër prona private, të cilat nuk ishin shpronësuar para nënshkrimit të kontratës.

Edhe pse kontrata ishte nënshkruar në vitin 2016 rruga nuk është as afër përfundimit të ndërtimit dhe qytetarët nuk mund ta shfrytëzojnë atë as pas pesë viteve nga fillimi i punimeve. /Buletini Ekonomik/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here