Automobilet e mençur, e jo ata elektrik do të jenë “revulucioni i vërtetë”

Drejtori ekzekutiv i Volkswagen, Herbert Dis, ka thënë se automobilet autonom dhe jo ata elektrik do të jenë qelësi për ardhmërinë e industrisë automobilistike.

Kjo industri, siç dihet, po ballafaqohet me përmbylljen e prodhimit të motorëve me djegie të brendshme në Europë deri në vitin 2035.

Komenti i drejtorit Herbert Dis sinjalizon vrullin të cilin ky 62 vjeçar e shef të transformimi i prodhuesit më të madh të automobilave në Europë duke shtuar se kalimi në makina elektrike në fakt është storje e kryer.

Reklama e sponzorizuar

“Vozitja autonome” më të vërtetë do të ndryshojë industrinë tonë si asgjë deri më tash, ka thënë Diss në Munich me rastin e hapjes zyrtare të panairit të automobilave IAA, duke shtuar se hecja drejtë automobilit elektrik “disi është e ngadalshme” në krahasim me makinat autonome.

Ravulucioni i vërtetë do të jetë softweri automobilistik dhe vozitja autonome, i ka thënë ai Reuters-it, transmeton Investitor, përcjellë Buletini Ekonomik.

Drejtori Dis ka folur se si presioni i ruajtjes së mjedis jetësor në sektorin automobilistik po rritet, ndërsa komisioni europian në gusht ka propozuar ndalimin e shitjes së automobilave në bazë të benzines dhe naftës nga viti 2035.

Dis jo vetëm që deshiron ta tejkalon Tesla-n por do që Volkswagenin ta bëjë shitësin më të madh në botë të makinave elektrike deri në vitin 2025, dhe planifikon që shërbimet softwerike për automobilat autonom të bëhen puna kryesore e afarizmit të grupit Volkswagen.

Për këtë Volkswagen ka blerë kompaninë e cila prodhon Softwer për vozitje autonome ArgoAl.

Prodhuesit tradicional të automobileve dhe kompanive teknologjike deri tash kanë investuar miliarda dollarë në mënyrë që të arrijnë vizionin e automobilit pa shofer, por hapa të rendësishëm nuk janë bërë të mundshëm për shkak të pengesave teknike dhe rregullative të cilat kërkojnë prezencën e përhershme të njerëzve.

Volkswageni pret 1.1 bilionë euro nga shitja e softwerit automobilistik deri në vitin  2030 që paraqet rreth çerekun e tregut global mobil./Buletini Ekonomik/