Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Euro rikuperon pikë

Monedha europiane ka rikuperuar pikë në raport me ditët më parë teksa është blerë sot me 121.5 lekë dhe është shitur me 122.1 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka rënë në vlera në raport me Lekun pasi blihet mëngjesin e sotëm me 102.7 lekë dhe shitet me 103.6 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik është blerë sot me 141 lekë dhe është shitur me 142.1 lekë krahasuar me dje.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane blihet sot me 111.7 lekë dhe është shitur me 112.7 lekë./SCAN TV/