Kursi i Këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten

Monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të vlerës sërish këtë të enjte teksa vijon edhe sot të blihet një soj si dje me 121.4 lekë dhe të shitet me 122 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik nuk ka regjistruar lëvizje të kuotës këtë mëngjes pasi vazhdon të blihet me 141.2 lekë dhe të shitet me 142.3 lekë.

Dollari amerikan ka pësuar rënie këtë të enjte në raport me ditën e mërkurë duke u blerë me 103.1 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane është dobësuar krahasuar me dje teksa blihet mëngjesin e sotëm me 112.4 lekë dhe shitet me 113.2 lekë./SCAN TV/