Cilësi e mirë e ajrit në gjithë Kosovën

Cilësia e ajrit është e pranueshme në të gjitha qytetet e Kosovës.

Cilësi të pranueshme të ajrit ka në fshatin Palaj, Pejë, Prishtinë në matësit e vendosur te IHMK dhe Rilindja, Prizren, Mitrovicë, Hani i Elezit, në Obiliq, Gjilan, në Zonën Industriale në Prishtinë dhe Brezovicë.

Ndërsa matësit e vendosur në Drenas dhe në fshatin Dardhishtë nuk kanë treguar të dhëna.

Reklama e sponzorizuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.