Zvicra do të ndalojë reklamimin e mishit me zbritje, cilësia jo e mirë

Zyra Federale për Bujqësinë (OFAG) tha se po shqyrton ndalimin e reklamimit të mishit me zbritje, sepse këto produkte nuk janë të favorshme për konsum të qëndrueshëm dhe nuk korrespondojnë me vlerën reale të produkteve të mishit, transmeton albinfo.ch.

“Zbritjet në mish nuk janë të favorshme për konsum të qëndrueshëm”, tha zëvendësdrejtori i OFAG -së Adrian Aebi në një intervistë.

Grupet e konsumatorëve nuk kanë asnjë kundërshtim për të kufizuar reklamat në mish, përderisa masat mbrojtëse bëjnë të mundur shmangien e hedhjes së mallrave.

Reklama e sponzorizuar

Shoqata e industrisë së mishit Proviande, nga ana tjetër, tha se qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e konsumatorit.