Home Lajme Pagoi 28 milionë dollarë për të fluturuar në hapësirë, por nuk shkon...

Pagoi 28 milionë dollarë për të fluturuar në hapësirë, por nuk shkon se s’ka kohë

“Personi që pagoi 28 milionë dollarë për t’u bashkuar me Jeff Bezos në një udhëtim në hapësirë ​​nuk është në gjendje ta bëjë këtë sepse është i zënë”, ka njoftuar kompania private e raketave, Blue Origin.

Në vend të tij\saj pasi kompania ka refuzuar të tregojë identitetin e personit, personi i parë që paguan për udhëtimin do të jetë 18-vjeçari Oliver Daemen. Përvec se klienti i parë që paguan Bezos, Daemen është edhe personi më i ri në hapësirë. 18-vjeçari Deamen, një student i fizikës është djali i shefit ekzekutiv të Somerset Capitals Partner.

Ai do të bashkohet me Wally Funk, i cili është në moshën 82 vjeç dhe do të bëhet personi më i vjetër ndonjëherë në hapësirë.  Bezos dhe vëllai i tij Mark përbëjnë pjesën tjetër të pasagjerëve në raketën New Shepard.

Blue Origin njoftoi më shumë se një muaj më parë se ankandi për një vend në udhëtim kishte mbaruar me 28 milion dollarë por “personi nuk do të tregohet kurrë kush ishte”, thuhet në njoftimin e ri.

Reklama e sponzorizuar

Të katërt do të nisen në 20 korrik, duke bërë një fluturim të shkurtër deri në hapësirë ​​përpara se të kthehen poshtë në tokë. Blue Origin ka argumentuar se do të jetë fluturimi i parë komercial i këtij lloji, sepse udhëtimi i Richard Branson javën e kaluar nuk llogaritet vërtet dhe gjithashtu ka kritikuar Virgin Galactic për “dritaret e saj të vogla”.