MYKSAL, platforma e parë gjithpërfshirëse për bizneset në Kosovë & Shqipëri

Për herë të parë është krijuar një platformë e vetme që bën bashkë bizneset Shqipëri – Kosovë me synimin për t’i promovuar në Ballkanin Perëndimor dhe duke u shtrirë më pas në Europë për të qenë lehtësisht të aksesueshme.

MYKSAL është themeluar nga Elite Group, një ekip i specializuar për promovim dhe marketing në fushën e hoteleri-turizmit dhe shërbimeve. Në sajë të bashkëpunimit me GIZ.DE dhe EU INOVATION është krijuar platforma KSAL, 100% Shqiptare me slogan “Promovo vendin tënd” dhe “Promovo kursimet e tua” që do t’ju vijë në ndihmë të gjitha bizneseve dhe konsumatorëve në fushën e turizmit dhe shumë shërbimeve në fusha të ndryshme të biznesit.

Çfarë është platforma KSAL?

Reklama e sponzorizuar

Një software i ndërtuar enkas në fushën e hoteleri turizmit dhe shërbimeve. Ideuar si platforma e parë shqiptare duke përmbledhur në këte mënyrë të gjithë hoteleri-turizmin në Shqipëri dhe Kosovë me target kryesor lançimin dhe promovimin e këtij rrjeti në Ballkanin Perëndimor dhe duke u shtirë më tej dhe në Europë. Gjithashtu kjo platformë është ideuar që përvec pjesës së hoteleri turzëm të ketë të përfshira dhe shërbime të tjera në funksion të këtij rrjeti duke i dhënë kështu akses çdo turisti dhe çdo vendasi që viziton Shqipërinë dhe Kosovën në gamën e shërbimeve që paraqet vendi ynë.

Nëse do të klikoni tek MYKSAL do të shikoni: https://listings.myksal.com/en/?category=all

Shërbimet që ofron platforma

  • Akses në rezervime të hoteleve dhe resorteve
  • Pushime malore dhe bujtina
  • Shitblerje dhe apartamente me qira
  • Makina me qira
  • Siguruacion i jetës dhe punimeve inxhinierike
  • Katering
  • Restorante
  • Supermarkete
  • Hidrokarbure

Si funksionon platforma për hotelet?

Duke pasur parasysh se platforma është gjithëpërfshirëse “ALL in ONE” është menduar që me anë të promovimit dhe marketingut, të gjitha hotelet të jenë të aksesueshme në platformë në këtë mënyrë:

  • Klienti do të ketë mundësinë që të shikojë në platformë të gjitha dhomat e hotelit përkatës dhe rezervimi të kryhet direkt nga platforma.
  • Në momentin që klienti viziton platformën dhe kërkon rezervimin e një dhome hoteli do i jepet mundësia që të kryej veprime nëpërmjet platformës.
  • Çdo klient që rezervon tek X hotel do të marrë cashback që do të depozitohen në platformë tek profili përkates i klientit të përdorshme më pas vetëm tek hotelet.
  • Klientët që bëjnë X rezervime dhome fitojnë X cashback.
  • Në këtë rast cashback në platformë do të paraqitet si #hotelcredits.
  • Ekzistojnë 2 mënyra rezervimesh: pagesa cash dhe pagesë nëpërmjet bankave.
  • Pagesa cash edhe me bankë: klienti që bën një rezervim nga platforma do të ketë mundësinë që të rezervojë dhomën me të dhënat e tij përkatëse, por pagesën ta kryejë cash ose të bëjë rezervim dhe të paguajë nëpërmjet bankës direkt nga platforma dhe pasi të konfirmohet nga stafi do i kalkulohet automatikisht pjesa përfituese #hotelcredits.
  • Në momentin që secili nga klientët ka fituar #hotelcredits dhe i shpërndan këto me anë të platformës sonë në rrjete sociale si “PROMOVO KURSIMET E TUA TEK KSAL APP” fiton x % më shumë cashback.
  • Çdo hotel në platformë do të ketë një channel manager ku do të përditësohen çmimet e rezervimeve si dhe disponibiliteti i dhomave.

Të veçantat që do të ketë pjesa e hoteleve

  • Çdo hotel do të shfaqet në google maps në 3D në platformë.
  • Pamja e çdo dhome që klienti rezervon do i shfaqet me teknologjinë më të fundit. VR-virtual reality pra 360°.

Mënyrat e promovimit dhe marketingut nga elite group:

  • Promovimi dhe marketing nga staf i përzgjedhur i kësaj fushe.
  • Promovim nëpërmjet konsumatorëve.
  • Nëpërmjet Elite Group me anë të marrëveshjeve me agjenci të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.