Rukiqi: Mungesa e punëtorëve sfidë për bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se ka një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2021.

Ai ka përmendur që si problematik është mungesa e punëtorëve sidomos gjatë verës, e që sipas tij, shumë kompani po ankohen.

“Sot jemi për të prezantuar rezultatet e klimës e të bërit biznes dhe sot kemi tremujorin e parë të vitit 2021. Anketa është realizuar gjatë periudhës janar-prill. Deri ke tani kemi një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2021 dhe kjo reflektohet në nivelin e bizneseve. Mbi 45% e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e kënaqshme. Nëse tremujorin paraprak vetëm 22% kanë pasur pritje që do ta rrisin punësim ndërsa ky numër tash ka shkuar 34%, ka shënuar rritje në krahasim me tremujorin paraprak. Si problematik të bizneset është mungesa e punëtorëve dhe shumë kompani ankohen dhe nga një krizë e kërkesës mund të kalojmë në një krizë të ofertës. Ne kemi shumë qytetar që nuk kanë vend pune”.

Reklama e sponzorizuar

Rukiqi me këta rast u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin në Kroaci, raporton EO.

“Jemi të tronditur nga kjo tragjedi dhe në këto momente jemi duke bashke ndjerë me miqtë e të gjithë atyre që pësuan nga ky aksident”.