Nëse po udhëtoni nga aeroporti “Nënë Tereza” duhet të paraqiteni 3 orë para. Ja cilat janë arsyet

TIA nxjerr njoftimin se pasagjerët, të cilët do të udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror duhet të paraqiten në aeroport 3 orë përpara udhëtimit.

“Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit,” thuhet në njoftim.

Kjo kohë është e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Reklama e sponzorizuar