Në aeroportin “Adem Jashari” rekord operimesh, 130 vetëm dje

Në vlugun e sezonit të pushimeve verore, një numër i madh i bashkatdhetarëve po vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore. Kjo ka bërë që në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dje të realizohet rekord operimesh, me 130 sosh.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), përmes një komunikate njofton se gjatë 24 orëve janë të planifikuara gjithsej 130 operime të fluturakeve në ASHNA, operime këto të cilat realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Përveç 8 operimeve, gjithë të tjerat janë operime komerciale”, thuhet në njoftim .

Reklama e sponzorizuar

Krahas arritjes së bashkatdhetarëve përmes linjës ajrore, një numër i madh i tyre, po vazhdojnë të vijnë në Kosovë me automjetet e tyre dhe autobusë.

Por, për dallim nga vitet e tjera, në vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje, veçmas me Serbinë, nuk janë regjistruar pritje të gjata.