Pse po kundërshtohet projekti i Mini Golfit dhe Parku i Aventurave në peizazhin e Gërmisë?

Grupi “Qytetarët aktiv”, po kërkojnë llogaridhënie dhe transparencë në Drejtorinë e Parqeve të lidhur me planin zhvillimor të Prishtinës 2028, ku planifikohen dy projekte në Peizazhin e mbrojtur të Gërmisë.

Ky është reagimi i këtij grupi që mbikëqyrin dhe veprojnë në forma të ndryshme kreative, ndaj një jete më cilësore dhe përmirësimit të sistemit qeverisës.

“Kemi kërkuar procesverbalin e këtyre planifikimeve dhe gjithëpërfshirjen në vendimin për:

Reklama e sponzorizuar

Projektin e Minigolfit dhe Parku i aventurave.

Është e qartë me bazë ligjore që duhet plan hapësinor i veçantë dhe plan menaxhues për Gërmin, të cilat paralelisht hartohen së bashku.

Këto plane hartohen me gjithëpërfshirje duke u krijuar një grup punues me pjesëmarrës: Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, bilog, ekolog, gjeograf, planer, shoqëria civile, qytetarë dhe organizata ndërkombëtare në mbrojte të natyrës.

Njëkohësisht, Drejtoria e Parqeve bën fushatë informimi ku informohen dhe konsultohen dhe qytetarët tregojnë nevojat e tyre.

Planet bëhen komfort nevojave të qytetarëve, me mundësinë e rekracioneve pa pagesë për qytetarët.

Ky projektim në këtë formë tregon jo vetëm shkelje ligjore por edhe manipulim.

Këto procese tinzare janë të dëmshme së pari për shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Komuna e Prishtinës  duhet t’a kuptojë që nuk është pronë private Parku i Gërmisë, ku gjithsecili mundet të investojë në planet përfituese, qofshin ato edhe investime të organizatave ndërkombëtare!

Duhet të kuptoni njëherë e përgjithmonë vlerat dhe biodiversitetin e Gërmisë, i kemi 32 bimë në zhdukje shtazë dhe shpezë  nga faktori njeri dhe nga neglizhenca e Komunës me vite.

Nëse do të vazhdohet me këto plane jo transparente dhe jo gjithëpërfshirëse, Drejtoria e Parqeve do të përballet me shkelje ligjore, në organet kompetente.”, shkruan në këtë kundërshtim./ndërtimi.info/