Miratohet një ligj me rëndësi për prodhuesit vendor

Eksportet

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar Projektligjin për Tregti me vendet e jashtme.

Ky projektligj ishte hartuar nga Ministria e Tregtisë në bashkepunim me donatorët gjatë vitit 2020 i cili kishte kaluar procedurat e konsultimit publik.

Sytrime Dervisholli, eksperte e marrëveshjes mbi tregtinë ndërkombëtare, përmes një statusi në facebook ka thënë se Kosova e ka në fuqi këtë ligj që nga viti 2003 i cili ka ndryshuar dhe është plotësuar përgjatë vitit 2008, 2011 si dhe vitit 2020t.

Reklama e sponzorizuar

“Verzioni i cili është aprovuar tani nga Kuvendi përmban disa risi ne krahasim me ligjin aktual i cili është në fuqi” shtoi tutje Dervisholli.

Ajo gjithashtu u shpreh se dy risitë me miratimin e këtij ligji janë promovimi i eksportit si dhe praktikat e padrejta në tregtinë ndërkombetare.

E para nënkupton se promovimi i eksportit të mallrave dhe shërbimeve konsiderohet prioritet, si dhe përmes kësaj Qeveria miraton politikat dhe masat për promovimin e eksportit në perputhje me ligjet në fuqi, Marrëveshjën e OBT-së dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare.

Ndërkaq sa i përket praktikave të padrejta në tregtinë ndërkombëtare, ajo tha se autoritetet shtetërore marrin masa për të mbrojtur prodhuesit vendor nga efektet e praktikave të padrejta të tregtisë ndërkombëtare në perputhje me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi./Buletini Ekonomik/