Miratohet në parim Projektligji për shitjen e banesave

Fotografi ilustruese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 74 vota për kanë miratuar të enjten në parim Projektligjin për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

Qëllimi i këtij Projektligji u tha se është zgjatja e afatit për shitjen e banesave dhe blerja e tyre me kushte të njëjta, siç janë procedurat në ligjin bazik. Ndërkohë, u përkrah edhe nga partitë opozitare.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se me miratimin e këtij projektligji do të përfitojnë qytetarët.

Reklama e sponzorizuar