OPEC arrin marrëveshje për naftën, nga gushti prodhimi rritet me 400 mijë fuçi në ditë

0
20

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e tjerë (OPEC+) janë pajtuar për të rritur prodhimin me 400 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që kërkesa përmirësohet.

Gjithashtu, OPEC+ arriti një marrëveshje edhe për fazën e daljes nga ulja e prodhimit prej 5.8 milionë fuçi në ditë, deri në shtator të vitit 2022, por kjo do të varet nga kushtet e tregut.

Vitin e kaluar, OPEC+ e uli prodhimin me një shifër rekord prej 10 milionë fuçi në ditë, për shkak se pandemia rrëzoi kërkesën dhe çmimet. Që nga kjo periudhë filloi rritja graduale e prodhimit dhe aktualisht reduktimi qëndron në 5.8 milionë fuçi.

Reklama e sponzorizuar

Në një deklaratë pas takimit, OPEC+ tha se vendet ranë dakord të rrisin gradualisht prodhimi duke filluar nga gushti dhe më pas në dhjetor do të vlerësohen kushtet e tregut dhe zhvillimet e tjera për të përcaktuar politikat.

Takimi nënvizoi fuqizimin e themeleve të tregut, ndërsa kërkesa ka shfaqur shenja të qarta të përmirësimit. Në anën tjetër, edhe rezervat globale po shënojnë rënie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here