Contour Global e çon Kosovën në Arbitrazh, kërkon dëmshpërblim 20 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, e ka quajtur projekt të vdekur termocentralin “Kosova e Re”, por që vendi rrezikon të paguajë 20 milionë euro për këtë projekt për shkak se çështja tashmë është në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Kompania amerikane “ContourGlobal”, cila u tërhoq nga ky projekt në dhjetor të vitit 2020, e dërgoi Kosovën në Arbitrazh për mosrespektim të kontratës.

“Ky është një projekt i vdekur, mirëpo ky është një projekt që ne si shtet ka mundësi që do të paguajmë ende kosto, rasti është në arbitrazh ndërkombëtar, avokati i shtetit është duke e përfaqësuar Kosovën në këtë rast dhe ka rrezik që do të përfundojmë duke humbur miliona, një përllogaritje është 20 milionë euro”, ka thënë Rizvanolli në një intervistë për Rtv21.

Reklama e sponzorizuar