Shteti që po bën gati ligjin për konfiskimin e kriptovalutave

Rusia është duke përgatitur ndryshime në legjislacionin aktual për të lejuar konfiskimin e pasurive të kriptove që do të rezultojnë të ardhura nga krimi.

Prokurori i Përgjithshëm rus, Igor Krasnov, ka zbuluar se ndryshimet legjislative për konfiskimin e pasurive të kriptos janë në zhvillim e sipër.

“Një sfidë serioze është përdorimi kriminal i kriptovalutave në vendin tonë”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Rusia është duke përgatitur ndryshime në legjislacionin aktual për të lejuar konfiskimin e pasurive të kriptove që do të rezultojnë të ardhura nga krimi, njoftoi agjencia ruse e lajmeve “Tass”, të mërkurën.

Krasnov tha se pasuritë virtuale janë bërë një burim i të ardhurave për kriminelët, duke theksuar se kriptovalutat po përdoren edhe për korrupsion.

“Denduria e veprimeve kriminale si ryshfeti, është përkeqësuar kohët e fundit nga përdorimi i aseteve të kriptove”, pohoi ai, duke shtuar se shkëmbimet e monedhave të kriptos janë përdorur si “një mënyrë për pastrimin e fondeve të vjedhura”.

Prokurori i Përgjithshëm vuri në dukje se miratimi i ligjit për pasuritë digjitale, në korrikun e vitit të kaluar, ishte “një hap i rëndësishëm në tejkalimin e këtij problemi”.

“Një sfidë serioze është përdorimi kriminal i kriptovalutave në vendin tonë… aktualisht, po punohet për ndryshimin e legjislacionit procedural penal”.

Rusia nuk është i vetmi vend që po ndërmerr politika rregulluese ndaj kriptovalutave.

Të mërkurën, Spanja gjithashtu kaloi një ligj, i cili u kërkonte të gjithë poseduesve të kriptovalutave të deklaronin asetet e tyre, në mënyrë që të paguajnë taksa.