Pandemia Covid-19 ka bërë që numri i familjeve që kanë kërkuar asistencë sociale të rritet

Kjo është njëra ndër lagjet që  jetojnë një numër i madhe i familjeve me asistencë sociale.

Gjendja e rënduar ekonomike po ua pamundëson një jetesë më të mirë banorëve të këtyre shtëpive.

E gjithë kjo situatë po rëndon fëmijët të cilët shndërrohen në objekt tallje nga shokët e tyre.

Reklama e sponzorizuar

Kështu thonë prindërit për ekipin e T7.

Ndonëse nuk pranuan të flasin para kamerës ata i thanë Televizionit se shuma e socialit që marrin është e pamjaftueshme.

Megjithatë koordinatori për projekte në Komunën e Prishtinës, Premtim Fazliu ka treguar se  kryeqyteti nuk ka shumë raste sociale kundrejt numrit të madhe të banorëve që ka.

Ai tutje ka treguar se Komuna e Prishtinës krahas asistencës sociale i ndihmojnë këta qytetarë edhe në forma të tjera.

E pandemia Covid-19 ka bërë që numri i familjeve që kanë kërkuar asistencë sociale të rritet.

Drejtori i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjeve Mentor Morina ka thënë se shteti mund ti përgjigjet kërkesave të qytetarëve për marrje të asistencës sociale.

Morina bënë të ditur se gjatë kohës së pandemisë nga pako emergjente fiskale këtyre familje u janë kryer pagesat dyfish.

Në raportin mujor të shfrytëzuesve të skemës sociale,  qyteti që prin më numrin më të madhe të rasteve është ai i Mitrovicës  me gjithsej 2.380 raste.

E shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, duke filluar nga 50 euro deri 150 euro.