Inteligjenca Artificiale, thelbësore për suksesin e biznesit

Sondazhi i Appen për drejtuesit e bizneseve dhe shkencëtarët e të dhënave tregon se nismat e Inteligjencës Artificiale po i rrisin vlerat biznesit, por sfidat ende ekzistojnë.

Viti 2020 do të mbahet mend për shumë gjëra. Ishte viti i pandesmisë COVID, një vit i ndryshimit shoqëror dhe një vit i ndryshimeve të rëndësishme politike në SH.B.A. Në botën e teknologjisë, 2020 do të shikohet si viti kur Inteligjenca Artificiale kaloi nga të qenët pjesë e trillimeve shkencore në një realitet biznesi.

Organizatat e të gjitha madhësive përshpejtuan nismat e tyre të Inteligjencës Artificiale (IA) kur COVID-19 u përhap në vitin 2020. Tani që ka kaluar më shumë se një vit periudhë pandemie, organizatat janë përqendruar në të kuptuarit e të dhënave të tyre dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të mbështetur proceset e brendshme. Vite më parë, ekzistonte një aksiomë që thoshte “të gjitha kompanitë janë kompani teknologjie”, por kjo nuk është më e vërtetë tani.

Reklama e sponzorizuar

Sot të gjitha kompanitë janë kompani të dhënash, por sasia masive e informacionit kërkon gjithashtu edhe automatizim më të madh. Inteligjenca Artificiale po arrin një pjekuri më të gjerë të tregut, me buxhetet që rriten më shumë se 50% nga viti në vit, duke filluar nga 500,000 dollarë amerikanë në 5 milion dollarë amerikanë në vit.

Këto të dhëna vijnë nga Raporti i “2021 State of AI and Machine Learning” i publikuar nga Appen Limited, një ofrues i të dhënave trajnuese të përdorura për ndërtimin e sistemeve të Inteligjencës Artificiale. Appen, në partneritet me Harris Poll, anketoi 501 profesionistë në internet në Mars të 2021. Të anketuarit përbëheshin nga 251 lidera biznesi dhe 250 shkencëtarë të dhënash, inxhinierë të të dhënave dhe zhvillues në kompani me bazë në SH.B.A. me më shumë se 100 të punësuar.

Suksesi i Inteligjencës Artificiale lidhet ngushtë me buxhetin 

Të dhënat tregojnë se buxhetet e Inteligjencës Artificiale prej 1 milion dollarësh ose më shumë kishin një probabilitet më të lartë të zbatimit të projektit IA sesa buxhetet nën $ 1 milion. Për më tepër, alokimi i buxhetit ndërlidhet me arritjen e një kthimi në investim (ROI) nga vendosjet e IA.

Dyzet e tetë për qind e organizatave me buxhete nga 1 milion dollarë deri në 3 milionë dollarë dhe 49% e organizatave me buxhete prej më shumë se 3 milionë dollarësh raportuan një normë zbatimi nga 61% në 90%. Shifrat ishin dukshëm më të ulëta për organizatat me buxhete nën 1 milion dollarë.