Pandemia bën që zviceranët të konsumojnë 10% më pak energji

0
17

Për shkak të pandemisë së koronës dhe motit të ngrohtë, konsumi i energjisë në Zvicër vitin e kaluar ka rënë për më shumë se 10 për qind. Kjo ka ndodhur pasi kishte më pak vozitje, udhëtime dhe ngrohje, shkruan srf.ch.

Ndërsa trafiku ajror ka pasur uljen më të madhe, prej 64 për qind, siç raportohet nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), transmeton albinfo.ch.

Një rënie, ndonëse jo e madhe, është regjistruar edhe në trafikun rrugor. Në të njëjtën kohë, prodhimi industrial ka pasur rënie 3.5 për qind dhe prodhimi i brendshëm bruto, 2.9 përqind.

Reklama e sponzorizuar

Faktorë të tjerë që zakonisht shkaktojnë rritjen afatgjatë të konsumit të energjisë janë rritur në mënyrë të lehtë vitin e kaluar. Kështu, popullsia rezidente është rritur për 0.7 për qind dhe numri i automjeteve, 1.3 për qind.

Nuk ka ende shifra të hollësishme sa i përket lëvizjeve në sektorin e strehimit.