Microsoft i bashkohet Apple, bëhet kompania me vlerën e tregut prej 2,000,000,000,000 dollarësh

Microsoft janë kompanitë e vetme që kanë kaluar vlerën e tregut prej 2 trilionë dollarë.

Apple këtë vlerë e kishte arritur në muajin gusht të 2020-së, ku brenda vitit 2021 kjo kompani u rrit vetëm 1 për qind, përcjell Telegrafi.

Kjo rritje e Microsoftit vjen si rezultat i ngritjes së aksioneve, pasi kompania njoftoi se së shpejti do të lëshoj në treg versionin e ri të Windowsit.

Reklama e sponzorizuar

“Njerëzit po i kthehen Windowsit si kurrë më parë. Windows 10 tani është në më shumë se 1.3 miliard pajisje aktive mujore dhe se shërbimi Microsoft 365 për herë të parë tejkaloi 50 milionë përdorues”, tha shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella.

Më pak se 2 trilionë dollarë vlerësohet Amazon, Google/Alphabet, Facebook, Berkshire Hathaway dhe Tesla.