KPMM-ja realizoi 98% të buxhetit, në mungesë të Bordit 163 kërkesa për licencim në pritje

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor për vitin 2020 të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), raporton Ekonomia Online.

Viti 2020 për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale po konsiderohet i suksesshëm sa i përket planifikimeve dhe realizimit buxhetor, kështu tha gjatë raportimit Avdi Konjuhi u.d i kryesuesit të Bordit të KPMM-së.

Konjuhi tha se 98% i buxhetit final është realizuar, derisa shtoi se në mungesë të Bordit presin edhe 163 kërkesa për licencim.

Reklama e sponzorizuar

“Industria minerale gjatë vitit 2020 sa i përket mbledhjes së buxhetit ka arritur rezultate pozitive, ka të punësuar 76.Buxheti ka qenë 1,4 milion mirëpo gjatë rishqyrtimit është zvogëluar 1.1 milion, 98% është realizuar i buxhetit final. 854 licenca i kemi menaxhuar dhe në mungesë të Bordit presin 163 kërkesa për licencim”.

Ai tha se 16 punëtor pas kalimit të Covid-19, u janë kthyer punës derisa Konjuhi tha se nuk ka bërë shkelje të ligjit për thirrjen e tyre.

“…pastaj punëtorët kanë vazhduar punën dhe unë kam konsideruar se nuk është shkelje sepse atëherë kemi bërë kontroll për punëtorët”, tha Konjuhi.

Deputeti nga PDK-ja Bedri Hamza ka pyetur përfaqësuesit e KPMM-së se për Bordin i cili tashmë nuk është funksional, se deri ku ka arritur procesi.

“Raporti i Auditimit ka një opinion të pamodifikuara janë rekomandimet dhe diskjtua mjaft rreth tyre. Është pozitive adresimi i rekomandimeve nga viti i kaluar nga 5 rekomandime 4 janë adresuar, dhe 1 rekomandim është konsideruar i mbyllur”.

“Janë disa çështje që për mu janë me interes me dit, e pra në mungesë të Bordit kur një palë e ka një kërkesë dhe ju nuk mundeni me i dhanë përgjigje a ka një afat ligjor deri kur ky Komision dhe sa është afati që mundet me i dhanë përgjigje palës. Nuk është në autoritetin e juaj me zgjedh Bordin por është jo funksional a mundemi me na informuar a jeni në dijeni deri ku ka shkuar ky proces”.

Ndërsa kritika ka pasur deputeti nga radhët e VV-së  Eman Rrahmani sa i përket shpenzimeve për udhëtim nga përfaqësuesit e KPMM-së derisa tha se ka qenë kohë pandemie.

Hajredin Gërvalla drejtor i Financave tha se rreth 75% të rentës minerare e  paguan KEK-u, ndërsa Trepça ka rreth 16 milionë obligim ndaj tyre, raporton EO.

“Rreth 75% i rentës minerale është KEK-u, 3.4% e kemi Feronikelin ndërsa 19.5% i kemi të tjera dhe vetëm Trepça nuk i paguan dhe i ka rreth 16 milionë obligime”.

Komisioni në mbledhjen ka miratuar edhe raportin vjetor për vitin 2020 të Akademisë së Drejtësisë.