Detaje për aksionin në Fushë-Kosovë, u konfiskuan rreth 100 mijë euro dhe një veturë

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në komunën e Fushë Kosovës, i cili ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të dy personave, si dhe gjatë këtij aksioni janë konfiskuar rreth njëqind mijë euro dhe një veturë.

Të dyshuarit sipas hetimeve preliminare dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta.

Prandaj, të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Express ka siguruar pamje të parave të konfiskuara.