Viti i Pandemisë: Produktet “Made in Albania” e dominuan tregun e Kosovës

0
19

Në vitin 2020, importet e Kosovës janë dominuar nga produktet “Made In Albania”.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Shqipëria prin nga vendet e rajonit me 5.8 për qind në pjesëmarrjen e importit, e pasuar nga Maqedonia me 5.7 për qind dhe Serbia me 5.3 për qind.

“Importet me pjesëmarrja më të lart ishin te këta kapitujt: hekuri dhe çeliku ku arritën në 120,3 milion Euro, ose rreth (19.6%), Kripërat, sulfuret, oksidet, gurët, materialet suvatuese, gëlqere dhe çimento ku arritën në 55,8 milion Euro, ose rreth (9,1%), etj”

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet CEFT-së arritën në 210,7 milion euro, ose (44.4%) të eksporteve të përgjithshme, ku kishte rritje prej prej (27.8%).

Partner kryesor për eksport në vendet e CEFTsë ishin: Shqipëria (23.2%), Maqedonia (9.3%), Serbia (6.4%) dhe Mali i zi (3.9%)./Buletini Ekonomik/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here