Blerësi më i madh në botë i gazit / Kina pritet të kalojë Japoninë brenda disa javëve

0
16

Rritja e importeve të gazit natyror të lëngshëm në Kinë e ka pozicionuar vendin që të kalojë Japoninë këtë vit, duke u bërë blerësi më i madh në botë i karburantit, sipas të dhënave të dërgesave.

Ky parakalim, që analistët nuk e prisnin të paktën deri në vitin 2022, mund të ndodhë shumë shpejtë ndërkohë që rimëkëmbja e fortë ekonomike e Kinës, moti i ftohtë dhe reduktimi i ndotjes, kanë rritur kërkesën për gazin natyror të lëngshëm.

Japonia ka qenë importuesi më i madh në botë i gazit natyror për dekada me radhë dhe ky ndryshim do të shënojë një zhvendosje gjigante në tregjet e energjisë.  Blerjet nga Tokjo, që përdor gazin natyror për të prodhuar energji elektrike, kanë qenë në rënie afat-gjatë.  Në  periudhën 12 mujore që përfundoi në Maj, Kina importoi 76.27 milionë ton të gazit natyror të lëngshëm, shumë pak poshtë Japonisë me 76.32 milionë ton.

Reklama e sponzorizuar

Totali për vitin 2021 i Kinës vlerësohet në 81.2 milionë ton, sipër 75.2 milionë ton nga Japonia.    Përpjekja e Kinës për të reduktuar emetimet kanë nxitur kërkesën për gaz natyror të lëngshëm, që ndot thuajse 50% më pak se qymyri.

Sasia e përdorimit të gazit në totalin e energjisë në Kinë ndodhet në rreth 10%, që është vendi i tretë pas qymyrit dhe naftës.

SCAN TV

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here