Ari kalon 1,900 USD/onz – Merr nxitje nga rënia e dollarit dhe e interesave të borxhit në SHBA

Ari

Çmimi i arit ka kaluar 1,900 dollarë për onz në sesionin e fundit tregtar të Javës, nxitur nga rënia e dollarit dhe interesave të borxhit, pasi të dhënat në SHBA treguan se rritja e inflacionit nuk pritet të ndryshojë politikat e Rezervës Federale.

Norma spot e arit u rrit me 0.1% në 1,900.4 dollarë për onz dhe çmimet kanë shtuar mbi 0.5% gjatë Javës.  Sipas të dhënave, çmimet e konsumit në SHBA u rritën në mënyrë të qëndrueshme në Maj, duke sjellë rritjen më të madhe vjetore në 13 vite, ndërsa pretendimet javore të përfitimit të papunësisë ranë në nivelin më të ulët në 15 muaj.

Analistët thonë se rritja e inflacionit nuk pritet të ndikojë tek takimi i radhës i Rezervës Federale dhe ari pritet të testojë 1,920 dollarë në javën e ardhshme.

Reklama e sponzorizuar

Yieldi benchmark i Thesarit në SHBA, ra në nivelin më të ulët në 3 muaj, duke ulur koston oportune të mbajtjes së arit.

Indeksi  i dollari ndërkohë ra me 0.1%, pasi shënoi nivelin më të lartë javor në sesionin e kaluar.  Banka Qendrore Europiane mbajti politikat monetare të pandryshuara këtë javë dhe premtoi një fluks të qëndrueshëm të stimujve monetarë gjatë Verës. Investitorët e arit do të presin tashmë takimin e Rezervës Federale më 15 Qershor. /Scan tv/