Zhvlerësohet Bitcoin pasi Donald Trump e quajti ‘mashtrim ndaj dollarit amerikan’

0
22

Vlera e Bitcoinit ra për 10 për qind pasi ish-presidenti i amerikan Donald Trump e quajti atë një “mashtrim ndaj dollarit amerikan”.

Trump ka shtuar se dëshiron që dollari të ishte “monedha e botës”.

“Bitcoin, thjesht duket si një mashtrim. Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që garon ndaj dollarit”, kishte pohuar Trump për Fox News, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Ai gjithashtu u bëri thirrje vëzhguesve të SHBA-së që të ndërmarrin veprime, duke shtuar që kriptovalutat duhet të monitorohen nga afër dhe të kenë rregullim të lartë.

Kjo është hera e dytë që Trump flet për këtë valutë pasi ai kishte thënë se nuk ishte “dashamirë i Bitcoinit dhe kriptovalutave të tjera” në vitin 2019, pasi Bitcoin kishte rënë nga 20 mijë dollarë në 6 mijë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2018.

Sipas CoinMarketCap, aktualisht Bitcoin po tregtohet me 33,500 dollarë.

Çmimi i Bitcoinit vazhdimisht ka rënë që nga fillimi i muajit maj dhe deri më tani nuk është rikuperuar.

Kjo rënie e vlerës i atribuohet Kinës e cila ka ndaluar bankat të ofrojnë shërbime në lidhje me kritpovalutat, si dhe prodhuesit të makinave elektrike Tesla ku kishte njoftuar se nuk do të pranoj pagesa me këto valuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here