Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për promovimin e turizmit dhe heqjen e taksës në Rrugën e Kombit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë pritur në takim ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Bleni Klosi, ku biseduar për promovimin e turizmit në dy vendet, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bislimi ka thënë se ka kënaqësinë ta pres delegacionin nga ministri Klosi.

“Nevojën e përgatitjes së kapaciteteve humane në mënyrë që turistët që shkojnë në Shqipëri për pushime. U diskutua se si rezultat i masave shihet si barriera për turizmin faktin që Kosova aplikon testin PCR”.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, ai tha se diskutuan për hapat që do të ndërmarrin dy ministritë në mënyrë që rruga të jetë sa më e lehtësuar ndërmjet dy vendeve për eliminim e detyrimit për të paguar taksën në Kalimash.

Ndërsa, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, tha se përveç turizmit kanë diskutuar edhe për trajtimin e mbeturinave.

“Do të kemi të bëjmë me grupe të përbashkëta rreth çështjeve kombëtare. Prandaj në bashkëpunimet tona ne do të krijojmë grupe punuese dhe do të realizojmë synimet e memorandumeve të nënshkruara ku gjatë muajit qershor do të ketë të përfshirë aktivistë të ndryshëm në aktivitetin për pastrimin e liqenit të Vërmicës”.

Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Bleni Klosi ka thënë se folën për problematikat e dy institucioneve sa i përket përgatitjes së masave për pushimet që do t’i bëjnë shqiptarët e Kosovës në Shqipëri.

“Për dy qeveritë është vendimmarrje e përbashkët sepse turizmi është industri shumë e rëndësishme e dy vendeve tona. Prandaj do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ofertat e përbashkëta të jetë realitet. Deti është i gjithë shqiptarëve. Kemi shumë punë për të bërë por i drejtohemi qeverive tona t’i nxisim të shtojnë investime. Me Liburnin folëm që bukuritë e pashfrytëzuar duhet të jenë atraksion tursitik. Folëm që parqet tona të jenë me rrugë e shtigje dhe lëvizje të lirë. Në kuadër të bashkëpunimit dua një Shqipëri dhe Kosovë të pastër dhe do të marrim aksione pastrimi”.