KRU ‘Prishtina’ vazhdon me dërgimin e borxhlive te përmbaruesit privat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është duke vazhduar dërgimin e lëndëve te përmbaruesit privat të atyre që kanë obligime financiare për shpenzimin e ujit.

Sipas KRU-së, të gjithë atë borxhlinj që kanë detyrime mbi 100 euro do të procedohen te përmbaruesit privat.

“Ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privat, kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro. Për katër muaj (janar-prill 2021) janë dërguar mbi 1,500 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit, kryesisht sektorin e bizneseve, me ç’rast Zyra Ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Reklama e sponzorizuar