Një tjetër goditje për kriptovalutat / Rregullatorët në SHBA kërkojnë mbikëqyrje financiare dhe tatimore

Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell, tha se kriptovalutat përbëjnë rrezik ndaj stabilitetit financiar dhe shtoi se do të ketë një mbikëqyrje më të madhe ndaj tyre.

Nga ana tjetër, Deprtamenti i Thesarit, theksoi se individët e pasur mund të përdorin sektorin e kriptovalutave për të shmangur taksat dhe se transfertat e mëdha të kriptovalutave duhen raportuar tek autoritetet.

Lajmërimi vjen pas një jave të vështirë për Bitcoin, ku ka rërë me mbi 30%.

Reklama e sponzorizuar

Kina bëri gjithashtu të ditur se do të shtojë mbikëqyrjen tek sektorë këtë Javë, për shkak të luhashmërisë.

Pasi theksoi përfitimet e mundshme në teknologjinë financiare, Powell tha se kriptovalutat, monedhat e qëndrueshme (stablecoins) dhe inovacione të tjera, “bartin gjithashtu rreziqe ndaj përdoruesve dhe sistemit të gjerë financiar”.

“Ndërkohë që teknologjia, edhe vëmendja jonë ndaj rrjetit të përshtatshëm rregullator duhet të shtohet. Kjo përfshin vëmendje tek pagesat e sektorit privat, që nuk janë brenda marrëveshjeve rregullatore tradicionale të aplikuara tek bankat, firmat e investimeve dhe ndërmjetës të tjerë”- tha Powell.

Komentet e tij sinjalizuan seriozitetin e  detyruar të Bankës Qendrore ndaj rritjes në popullaritet të monedhave jo tradicionale si Bitcoin.

SCAN TV