Pas 14 javëve, vlera e Bitcoin bie nën 40.000 dollarë

Kriptovaluta më e madhe në botë, bitcoin, ka rënë mbrëmë në 40.000 dollarë – për herë të pas 14 javëve të fundit.

Sipas të dhënave të CoinDesk, bitcoin ka humbur vlerën për 13 për qind duke rënë në 38.585,86 dollarë.

Ky është niveli më i ultë që nga 9 shkurti, kur për herë të fundit kishte rënë nën 40.000 dollarë, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Rënia e shitjes ka ndodhur si pasojë e deklaratave të drejtorit të kompanisë Tesla, Elon Musk, i cili tha se kjo kompani ka ndalur blerjen e veturave të saj me bitcoin.

E komentet e Muskut kanë bërë që po atë ditë tregu në nivel global i kriptovaluta të bie nën 300 miliardë dollarë.