Një fjalë e Muskut ndikoi që Bitcoini të pësoi rënie prej disa mijëra dollarë

Elon Musk

Elon Musk ka treguar se mund ta lëvizë tregun me vetëm një fjalë.

Të dielën, shefi ekzekutiv i Teslas, e bëri sërish këtë. Bitcoin pësoi rënie të dukshme, pasi Musk në Twitter la të kuptohej të dielën se prodhuesi i veturave elektrike po shqyrton t’i shesë apo i ka shitur aksionet në kriptovalutën.

“Pronarët e Bitcoinëve do të marrin një goditje në çerekun e ardhshëm kur zbulojnë se Tesla ka hequr dorë nga aksionet në Bitcoin”, ka shkruar në Twitter një përdorues i njohur si CryptoWhale. “Me urrejtjen që po merr Elon Musk nuk do ta fajësoja”.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë Musk thjeshtë është përgjigjur një orë më vonë: “Vërtetë”.

Çmimi i Bitcoinit pësoi një rënie të dukshme deri 43 mijë dollarë të dielën, pikën më të ulët në tre muajt e fundit. Ndërsa momentalisht është afro 44.700 dollarë.

Ngritja erdhi pasi ai postoi një postim, duke thënë se Tesla nuk ka shitur asnjë Bitcoin.

“Për të qartësuar spekulimet, Tesla nuk ka shitur asnjë Bitcoin”, ka shkruar Musk.

Musk para disa ditëve i dha një goditje tjetër Bitcoinit, duke thënë se Tesla planifikon të mos pranojë më pagesa me kriptovaluta, për shkak të ndotjes që po i shkaktonte ambientit me prodhimin e kriptovalutave.

“Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse fosile për të prodhuar Bitcoin dhe për transaksione të tyre, veçanërisht qymyrit, i cili ka emetimin më të keq. Kriptovaluta është një ide e mirë në shumë nivele dhe besojmë se ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë me një kosto të madhe për ambientin tonë”, kishte shkruar Musk.