Musk tërhiqet nga tregtia e Tesla-s me Bitcoin

Vlera e Bitcoin, por edhe aksionet e Tesla-s ranë mbi 10% pas deklararës së Elon Musk javës së kaluar.
Drejtuesi i Tesla, Elon Musk, ka bërë të ditur se nuk do të pranojë më Bitcoin për blerjen e automjeteve elektrike. Përmes një postimi në mediat sociale, ai ka folur për shkaqet që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim. Arsyeja kryesore eshtë shqetësimi për ndryshimin e klimës.

Sipas Musk, “Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse për transaksionet e Bitcoin, veçanërisht qymyrin, i cili ka emetimet më të këqija nga çdo karburant. Kriptomonedhat janë një ide e mirë, por po sjellin kosto të madhe për mjedisin“.

Ai deklaroi gjithashtu se Tesla nuk do të shesë asnjë nga Bitcoin-et e saj dhe synon t’i përdorë ato për transaksione të tjera. Objektivi sipas tij është nxitja e përdorimit të energjisë më të qëndrueshme.

Reklama e sponzorizuar

Pars dy muajsh, Musk pati deklaruar se do të pranonte edhe Bitcoin për blerjen e makinave elektrike. Më vonë rezultoi të kishte blerë 1.5 miliardë dollarë kapital të monedhave virtuale.

Musk në Twitter: