40 vendet më të mira për të jetuar dhe për të punuar si nomad dixhital në 2021

0
31

Me gjithnjë e më shumë njerëz që punojnë në distancë, edhe pse në disa vende kufizimet po zbuten, mendimi për të shkëmbyer divanin me një plazh me rërë po bëhet tërheqës.

Stili i jetës së nomadit dixhital është një zgjedhje që mund të realizohet lehtësisht me teknologjinë që ndihmon njerëzit të lidhen, kudo ku ndodhen në botë. Por cilat janë vendet më të mira për t’u marrë në konsideratë për një stil jete si nomad dixhital?

Club Med analizoi kriteret e mëposhtme në studimin e ri për të kuptuar me saktësi se ku nomadët dixhitalë duhet të shkojnë në vitin 2021.

Reklama e sponzorizuar

Kostoja e jetës: sa kushton mesatarisht birra juaj e ftohtë në fund të ditës së punës?
Siguria: si është niveli i kriminalitetit në atë zonë?
Shpejtësia mesatare e internetit: sa i qartë do të jetë imazhi juaj në Zoom?
Numri i aktiviteteve në aventurë: sa aktivitete mund të bëjnë nomadët në fund të javës?
Numri i aktiviteteve çlodhëse: cilat janë mënyrat për t’u argëtuar?
Mjediset e punës: si janë hapësirat e përbashkëta?

Phuket, Tajlandë, vendi më i mirë në botë për nomadët dixhitalë

Studimi zbuloi se Phuketi, në Tajlandë, është vendi më tërheqës në botë për nomadët dixhital me rezultat 299 nga 300 në total. Kostoja e ulët mesatare e jetesës në ishull, 950 euro në muaj, do të thotë që nomadët dixhitalë do të kenë mjaft para në dispozicion për të shijuar 250 përvoja çlodhëse dhe 750 aktivitete në natyrë në atë zonë. Phuketi u vlerësua mjaft lart edhe për sigurinë, 4 / 5.

Ho Chi Minh City, Vietnam, në vend të dytë

Ho Chi Minh City, në Vietnam, është vendi i dytë më i mirë në botë për nomadët dixhitalë, me 274 nga 320 pikë. Kosto e ulët e jetesës, 830 euro në muaj, së bashku me temperaturën 34 gradë Celsius dhe shpejtësinë e internetit e bëjnë një destinacion ëndrrash për nomadët dixhitalë. Vlerësimi i qytetit në lidhje me argëtimin është 4.5 / 5 dhe 4 /5 për mjediset e punës.

Tajlanda, në vend të tretë, me Krabi

Vendi i tretë më i mirë në botë për nomadët dixhitalë është Krabi në Tajlandë me rezultat 272 / 320. Kosto e ulët mesatare e jetesës në ishull, 750 euro në muaj, e bën të lehtë për nomadët dixhitalë të shfrytëzojnë në maksimum 232 aktivitetet çlodhëse që ofrohen. Klima, ku temperatura arrin në 31 gradë Celsius, e bën eksplorimin e vendit të bukur.

Si të bëheni një nomad dixhital

  • Vlerësoni nëse mund ta bëni punën tuaj në distancë dhe përdoreni këtë për të vendosur destinacionin tuaj. Për shembull, nëse mbledhjet e përditshme apo telefonatat me klientët janë pjesë e rëndësishme e rolit tuaj, kini parasysh edhe ndryshimin e orarit në destinacionin tuaj.
  • Qëndroni të lidhur. Sigurohuni që Wi-Fi dhe interneti me shpejtësi të lartë të jenë të disponueshëm në pjesën më të madhe të vendeve që do të vizitoni. Shpejtësia e internetit është një ndër faktorët e marrë në konsideratë për të përpiluar klasifikimin e destinacioneve, me Singaporin i cili është vendi me shpejtësinë më të lartë.
  • Kontrolloni se cilat shtete ofrojnë leje pune dhe kontrolloni politikat e çdo vendi nëse keni qëllim të vizitoni më shumë se një të tillë.
  • Bëni një buxhet paraprak. Jeta në ende me kosto jetese më të ulët mund t’ju ndihmojë të zgjasni përvojën tuaj dhe të shfrytëzoni më së miri aktivitetet që ofrohen në zonë. Vende si Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda janë vendet me kosto më të ulët.

 

Klasifikimi i plotë

 

Burimi: Euronews, Clubmed