Formohet Grupi punues për raportin financiar të RTK-së

0
53

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është formuar Grupi Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja ka thënë se ky grup punues ka afat 1 muaj që të dalë me një version final për raportin financiar të RTK-së.

Grupi punues i votuar unanimisht nga Komisioni është i përbërë prej 5 anëtarësh, Visar Korenica nga VV, Yllëza Hoti nga VV, Mërgim Lushtaku nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK (në rast të refuzimit nga ana e Avdullah Hotit meqë nuk ishte prezent por i propozuar nga deputeti Pal Lekaj, zëvendësohet nga Duda Balje).

Reklama e sponzorizuar

Komisioni po ashtu ka formuar edhe Grupin Punues për Hartimin e Planit Vjetor të Punës së Komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere./ksp