KE: Besimi ekonomik i eurozonës në nivelet e para pandemisë

Besimi ekonomik i zonës euro u rrit ndjeshëm në prill duke arritur në nivelin parapandemik për herë të parë që nga shpërthimi i COVID-19, treguan sot rezultatet e sondazhit nga Komisioni Europian.

Indeksi i besimit ekonomik u rrit në 110,3 nga 100,9 në mars.

Rezultati ishte shumë më i lartë se parashikimi prej 102,2 i ekonomistëve dhe arriti nivelin më të lartë që nga shtatori 2018.

Reklama e sponzorizuar

“Megjithëse sondazhet kanë qenë shumë optimiste për aktivitetin në tremujorin e parë, ekonomia duket se ka filluar tremujorin e dytë në një bazë disi më të fortë sesa parashikohej”, tha Jessica Hinds, ekonomiste në Capital Economics.

Të gjithë sektorët e anketuar të biznesit treguan përmirësime të besimit.

Besimi midis konsumatorëve gjithashtu u forcua në prill.

Indeksi i besimit industrial përparoi në një rekord 10,7 nga 2,1 në mars, ndërkohë që ekonomistët kishin parashikuar që ai të rritej mesatarisht në 4,0./atsh