Ishulli i Karaibeve pritet të bëhet vendi i pari në botë që përdor bitcoinin në vend të parasë

0
18

Një ishull në Karaibe mund të bëhet vendi i parë në botë që përdorë bitcoinin në vend të parave.

Pronarë të shtëpive luksoze në Bequia do të mund të përdorin kriptovalutën digjitale për të bërë blerjet e tyre ditore apo një kafe, kanë bërë të ditur zhvilluesit.

Një pjesë e vogël e dyqaneve nëpër të gjithë botën tashmë e kanë pranuar bitcoinin si formë pagese ndërkohë që një pjesë e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar janë shitur duke e përdorur këtë kriptovalutë.

Mirëpo planifikuesit thonë se zhvillimi i tyre më i fundit do të jetë në ishullin Bequia, i cili do të jetë “komuniteti i parë në botë që do të përdorë vetëm bitcoinin”.

Parashihet që qysh në fillim të shiten rreth 39 vila luksoze duke përdorur kritovalutën bitcoin. Po ashtu, bitcoini do të përdoret si pagesë për produktet esenciale ditore.

Reklama e sponzorizuar

Sipas zhvilluesve, përdorimi i bitcoinit po rritet më shumë për shkak të nevojës sesa për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, raporton Euro News.

“Adoptimi i kriptovalutës është larg të qenit një dredhi”, ka thënë Storm Gonsalves, manjati i pronës në Bequia.

Vlerësohet se rreth 20.000 dyqane në mbarë botën pranojnë bitcoinin ashtu sikur edhe shumë shitës online me pakicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here