Në këto kantone zvicerane, një në tetë njerëz është milioner

Në kantonet zvicerane të Schwyz dhe Zug, një në tetë banorë është milioner.

Në gazetën zvicerane SonntagsBlick u publikua një analizë e statistikave qeveritare duke përfshirë të dhënat për taksat dhe pasurinë. Schwyz dhe Zug, në Zvicrën qendrore, kanë norma më të ulëta të taksave personale krahasuar me kantonet më të mëdha, me popullsi më të dendur duke përfshirë Zyrihun (Cyrihu) dhe Gjenevën.

Christoph Schaltegger, profesor i ekonomisë politike në Universitetin e Lucernit, tha se shembujt e Schwyz dhe Zug tregojnë se konkurrenca e taksave midis kantoneve është një gjë e mirë.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo u jep rajoneve të largëta dhe strukturalisht të dobëta mundësinë për të mos qenë të prirur ndaj qendrave tërheqëse urbane”.

Në të gjithë Zvicrën si një e tërë, numri i milionerëve për 1000 taksapagues ishte 62 në 2017, raportoi gazeta.

Banorët e Baar në Zvicër paguajnë rreth 7.5% taksa personale për 100 mijë franga zvicerane (109,450 dollarë) të të ardhurave sipas shërbimit të përgatitjes së taksave Transforma AG.

Banorët e Gjenevës paguajnë rreth 16%./Bloomberg/