Miratohet ndarja e mjeteve për muajt prill-qershor për RTK-në

Komisioni për Buxhet ka miratuar projeksionin e shpenzimeve prill-qershor për Radio Televizionin e Kosovës.

Kryetari Armend Muja ka thënë se këto mjete do të alokohen me kusht për të parë se cili do të jetë formati i punës.

“Nuk jemi në një pozitë ku mund të vendosim ndryshe. Me shumicë votash është miratuar projeksioni i shpenzimeve prill-qershor me kushtet të cilat do t’i përgatisë një grup punues i komisionit i cili do të përcaktojë formatin e punës, projeksionet financiare dhe sinqeritetin në raportim”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar

Deputeti Visar Korenica ka pyetur se pse në programin për shpenzimet prill-qershor është paraparë që për mirëmbajtje të veturave të paguhet çdo tre-mujor 29 mijë euro.

Kastrati ka thënë se është një kontratë pasi që veturat janë me qira.

“Pra është qiraja e veturave. Janë 16 vetura me qira po këtu hyjnë edhe disa vetura të tjera që i ka RTK-ja pra këtu hynë mirëmbajtja dhe qiraja”, ka thënë ai.