Shtrenjtohen çmimet e produkteve

0
36

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,2 për qind në muajin mars 2021 krahasuar me muajin mars 2020, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (2,5%), qumështi, djathi dhe vezët (2,5%), vajrat dhe yndyrnat (10,3%), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,3%), pijet alkoolike (2,5%), duhani (4,6%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (1,5%), gaz (3,2%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,9%), pajisje shtëpiake (3,4%), produktet farmaceutike (3,5%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (3,6%), shërbimet për transport (4,2%) “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (20,3%), pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (2,7%), shërbimet hoteliere (1,0%), kujdesi personal (1,0%), shërbimet financiare (4,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,0 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-12,9%), perimet (-5,7%), energjia elektrike (-10,8%) zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15, për periudhën janar – maj 2021. Me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,8 për qind në IHÇK-it. /Buletini Ekonomik/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here