Si Europa po financon rimëkëmbjen e saj pandemike me shitjet multi-miliardëshe të obligacioneve në euro

0
39

Ruajtja e vendeve të punës dhe bizneseve është në fokus të të gjithë vendeve europiane, po çfarë po bëjnë ato për rimëkëmbjen ekonomike?

Në një artikull Euronews shkruan se vet unioni po financon rimëkëmbjen e saj pandemike me shitjet multi-miliardëshe të obligacioneve në euro.

Mbrojtja e vendeve të punës në Europë

1.5 deri 2.5 milionë biznese në Europë kanë qenë në gjendje të mbajnë punonjësit e tyre në punë gjatë pandemisë, kjo falë nismës “TË SIGURTË” të Komisionit Europian, e cila mbështet skemat e qeverisë.

Në 18 shtetet që janë ofruar fonde nga kjo nismë, është bërë e mundur që 25 deri në 30 milionë punonjës të mos humbasin vendin e tyre të punës edhe gjatë pandemisë. Objektivi i nismës “TË SIGURTË” ka qenë mbrojtja e vendeve të punës gjatë krizës. Hapi tjetër është plani i rimëkëmbjes së BE-së, i njohur si Gjenerata e Ardhshme e BE-së, i cili pritet të zbatohet në javët e ardhshme.

Reklama e sponzorizuar

Si po financohen paketat e rimëkëmbjes së BE-së?

Paketat e rimëkëmbjes si ajo “TË SIGURTË” dhe Gjenerata e Ardhshme e BE-së” po i vijnë në ndihmë shteteve të ndryshme të ndërtojnë ekonomi më elastike pas pandemisë së COVID-19. Për t’i financuar ato, Bashkimi Europian po emeton deri në 850 miliardë euro në obligacione gjatë 5 viteve të ardhshme. Huamarrja në një nivel evropian do të thotë që të gjitha ekonomitë e vendeve të BE të përfitojnë.

Është hera e parë që BE-ja merr hua në një shkallë kaq të lartë, duke u shndërruar kështu në lojtarin e ri kryesor në tregun e obligacioneve sovrane. Kjo gjithashtu ndihmon në mbështetjen e pozicionit ndërkombëtar të euros. Vlerësimi i lartë i kredisë së BE-së, plus aftësia për t’i dalë garant borxhit, do të thotë se investitorët janë më të sigurtë duke blerë obligacionet e BE-së. Ato përfshijnë obligacionet sociale dhe të gjelbërta, që do të thotë se fondet shërbejnë për një objektiv të vërtetë social ose të gjelbër dhe do të shlyhen deri në vitin 2058.

Interesi i investitorëve në obligacionet e BE-së

Guillaume Menuet, Krye ekonomist i zonës së euros në Citigroup, shpjegoi se si mund të funksionojë një skemë e tillë. “Ne presim që për çdo euro që shpenzojmë, do të jemi në gjendje të marrim dy, tre, katër euro në kthim, brenda pesë ose dhjetë viteve, në varësi të zgjedhjeve të investimeve. “Kjo kredi natyrshëm do të shlyhet përmes rritjes së mëtejshme ekonomike, por edhe përmes formave të reja të taksimit, që BE-ja ka përfshirë në axhendën e saj aktuale. “Ne do të presim dhe do të shohim se çfarë sjell buxheti i ardhshëm i BE-së, përpara se të shqetësohemi për këtë”, shtoi ai.

Intervistë me Johannes Hahn, Komisioneri Europian për Buxhetin dhe Administratën.

Gjatë një interviste dhënë për Real Economy, Komisioneri Hahn u pyet në lidhje me planet e rimëkëmbjes dhe se kur Komisioni do të marrë huanë për fondin.

“Nga këndvështrimi ynë i brendshëm, ne jemi gati në fillim të qershorit. Dhe shpresoj me të vërtetë dhe nuk ka asgjë që deri tani e sfidon këtë si qëllim, ne mund të fillojmë të shkojmë në tregjet e kapitalit në fillim të semestrit të dytë”, u shpreh z. Hahn.

Cili mendoni se do të jetë ndikimi në botën ndërkombëtare i rolit të euros?

“Unë mendoj se ndikimi do të jetë i madh. Dua të them, ne do të emetojmë të paktën më shumë se 800 miliardë në obligacione të shprehura në euro, dhe kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, dhe padyshim që do të ketë një ndikim të madh në rolin e euros. Gjithashtu në tregun e kapitalit në të gjithë botën, do ta forcojë euron si një monedhë alternative reale. Dhe kjo është arsyeja pse ajo ka gjithashtu një ndikim jo vetëm shumë të fortë ekonomik, por edhe politik”, përfundoi komisioneri Hahn./Euronews/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here