Shqipëria ndër vendet me më shumë progres në tranzicionin energjetik

Shqipëria renditet e 25-a  ndër 115 vende në botë për zhvillimin në Indeksin e Tranzicionit Energjetik. Vendi ynë u rrit me 5.26 pikë krahasuar me të njëjtën llogaritje të një viti më parë, duke arritur tashmë në 66.4 pikë.

Indeksi i Tranzicionit Energjetik merr parasysh tri aspekte që lidhen me sigurinë e energjisë dhe aksesin, zhvillimin ekonomik dhe rritjen si dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Ndryshimi në raport matet me një koherencë 10-vjeçare. Ndër vendet e rajonit, Shqipëria renditet pas Kroacisë e cila është listuar në vendin e 23-të me 66.6, duke lënë pas vendet e tjera të cilat kanë bërë ndryshime në masa të papërfillshme.

Gjatë kësaj kohe Shqipëria ka nisur projektet lidhur me tranzicionin energjetik si parqet fotovoltaike në Spitallë dhe Karavasta, termocentralin e Vlorës, hidrocentralin e Skavicës dhe së fundmi linjë energjetike Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Reklama e sponzorizuar

Investimet vjetore globale në tranzicionin e energjisë kanë arritur në 500 miliardë dollarë gjatë 2020-s, ndërkohë që përdorimi është ulur në më pak se 800 milionë nga mbi 1.2 miliardë që ishin rreth 10 vite më parë.