Covid-19 detyroi Britaninë të marrë borxh në nivele që nuk ishin parë që nga Lufta e Dytë Botërore

0
28

Fatura e masave për mbështetjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit të ri e ka shtyrë qeverinë britanike që të marrë borxh në nivelet më të larta, që nuk ishin parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Huamarrja e qeverisë, diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave nga taksat, arriti në 303 miliardë paundë, raporton Zyra e Statistikave Kombëtare.

Krahasuar me vitin e mëparshëm, huamarrja është afërsisht 250 miliardë paund më e lartë. Pavarësisht kësaj shifre, Paul Johnson, drejtues i Institutit për Studime Fiskale ka deklaruar se niveli i huamarrjes ka qenë shumë më i mirë sesa pritej një muaj më parë./Scan tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here