Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë

Së shpejti automjetet që importohen nga jashtë nuk do të kenë nevojë që të kryejnë homologimin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pritet të iniciojë në Kuvend, projektligjin për heqjen e homologimit për automjetet e reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian si dhe nga Zvicra e Norvegjia.

Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë.

Sipas Vetëvendosjes, qytetarët shpenzojnë rreth 4 milionë euro në vit për homologim, një shërbim që sipas partisë në pushtet, është barrë për qytetarët dhe i panevojshëm, pasi nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për sigurinë e automjeteve.

Reklama e sponzorizuar