Erërat e fuqishme sollën çmimet e rrymës në Finlandë nën zero

Erërat e larta kanë rrokullisur turbinat në stacionet nordike të energjisë elektrike për të prodhuar energji elektrike me kapacitet të plotë në mes të orës 3 dhe 7 të mëngjesit këtë fillim muaji, duke bërë që çmimet e energjise elektrike të binin nën zero.

Kompania suedeze e energjisë elektrike, Tibberi, ka thënë për Dagen Nyheter se kushtet e favorshme të erës kanë sjellë çmimet e energjisë elektrike në vlera negative në fillim të këtij muaji. Ngjarje e njëjtë është shënuar edhe në Finlandë, sipas platformës së përbashkët nordike të shkëmbimit të energjisë elektrike – Nord Pool.

Antti Paananen, udhëheqës i tregjeve energjetike në kuadër të autoritetit të energjisë në Finlandë, ka thënë se kjo ishte hera e parë në vit që çmimet e energjisë elektrike kanë rënë nën zero.

Reklama e sponzorizuar

‘Vitin e kaluar cmimet e energjisë elektrike ishin negative në tri raste, ndërsa në muajin shkurt të vitit të kaluar ishte hera e parë në histori që Finlanda kishte përjetuar vlera negative të çmimeve të energjisë elektrike’, ka shtuar Paananen.

Konsumatorët, marrëveshjet e të cilëve janë të lidhura direkt me platformën për shkëmbim të energjisë elektrike do të përfitojnë më së shumti nga rënia e çmimeve në vlera negative. Sidoqoftë, kursimet priten të jenë minimale pasi çmimet e shpërndarjes së energjisë elektrike vazhdojnë aplikimin.

Çmimet negative të energjisë elektrike janë më të zakonshme në Danimarkë dhe Gjermani, që kanë më shumë kapacitete të erës krahasuar me Finlandën.

Paanen ka thënë se teknologjitë aktuale të aplikuara në Finlandë nuk lejojnë ruajtjen e energjisë.

‘Andaj, për momentin prodhimi dhe konsumi duhen të jenë vazhdimisht të balansuara. Për momentin ende nuk ka zgjidhje për të ruajtjur sasi të mëdha të energjisë elektrike, por teknologjia po zhvillohet me kalimin e kohës’, është treguar Paanen shumë optimist.

Në vitin 2020, çmimet e energjisë elektrike në Finlandë kanë rënë nën zero për nëntë orë./kosovo.energy/